Rrugët E Ndryshme Të Vëllezërve Hoti: Njëri Hoxhë E Tjetri Politikan

Rrugët e ndryshme të vëllezërve Hoti: Njëri hoxhë e tjetri Kryeministër

Bajram Hoti është vëllai i ish kryeministrit Avdullah Hoti.Për dallim nga vëllau i tij politikan Bajrami i shërben me qejf dhe vullnet fesë islame .Ai është imam në një xhami në Rahovec.

Familja e ish Kryeministrit Avdullah Hoti vjen nga fshati Ratkoc të Komunës së Rahovecit.

Babai i ish Kryeministrit quhej Halim Hoti (i cili ka vdèkûr vitin e kaluar), ka lënë pas tetë fëmijë. Tri vajza dhe pesë djem.

Bajrami ashtu si edhe ish kryeministri është i përkushtuar ndaj punës së tij në krye të xhamisë në Rahovec. Që nga vdekja e babait të tyre në tetor të vitit 2019 Bajrami kujdeset për nënën e tij, dhe është shumë krenar për arritjet e vëllait të tij politikan.

Pas zgjedhjes së Avdullah Hotit si kryeministër Bajram Hoti asokohe u shpreh krenar dhe i lumtur për vëllanë e tij.

“Falënderojmë zotin që kemi një vëlla të tillë. Dhashtë zoti të ja japë të mbarën dhe ta bekojë zoti popullin e Kosovës”, kishte thënë ai.

Bajrami është një njeri i përkushtuar nga familjes dhe fesë.Një kërkim i thjeshtë në rrjetet e tij sociale vë në pah përkushtimin që ka ndaj detyrës së tij si imam dhe si familjar.