Fantastike, Eda Zeqiri del e para në grupin e saj në 400 metra stil i lirë

Tjetër lajm fantastik ka ardhur për Kosovën nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Notarja 16-vjeçare nga Kosova, Eda Zeqiri ka dalë e para në grupin e saj në 400 metra stil të lirë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo arriti ta përfundonte garën me kohë 4:38.02, shkruan Gazeta Express.

Ajo tani pret që të mësojë se a do jetë koha e saj e mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale, ku marrin pjesë 8 sportistë.

https://www.facebook.com/748698397/videos/355179792786986/

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu.

Sot në lojërat olimpike garuan edhe Majlinda Kelmendi dhe Drilon Ibrahimi të cilët nuk arritën të sigurojnë medalje olimpike në Tokio 2020.

/Gazeta Express/