September 21, 2021

Ja kur ateron aeroplani i “vajzave të arta” të Kosovës në xhudo

Ekipi i xhudos që i solli vendit tonë dy medalje të arta olimpike nga Lojërat në Tokio do të arrijë sonte.

Aeroplani me të cilin po udhëton ekipi olimpik kosovarë do të aterojë me 35 minuta vonesë, njofton Klankosova.tv.

Fluturimi i cili ishte paraparë të përfundonte në 19:50 do të aterojë në ora 20:25.

Gazetari Emanuell Syla i cili gjendet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e vajzave të arta dhe ekipit përcjellës të tyre.