Nga mesnata ulen çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, transmeton Alsat. Nga sonte në mesnatë çmimi i Eurosuper BS-95 do të ulet për 1 denarë, ndërkaq çmimi i Eurosuper BS-98 do të ulet për 1.5 denarë. Çmimi i Eurodizelit do të ulet për gjysmë denar.

Lista e çmimeve të reja:

-Eurosuper BS-95: 75.5 denarë për litër.

-Eurosuper BS-98: 72 denarë për litër.

-Eurodizeli: 61.5 denarë për litër.

Çmimet e derivateve do të hyj në fûqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. /Alsat-M