12 vjeçari fiton mijëra funta nga veprat e artit që i krijoi vet

Benyamin Ahmed, 12 vjeç ka fituar 290.000 funta gjatë pushimeve të shkollës, pasi krijoi një seri vepra arti, të cilat u titulluan “Balenat e Çuditshme”, të cila i shiti si NFT.

Me NFT mund të krijohet një ceritfikatë digjitale pronësie e cila mund të blihet apo shitet.

Në të zakonshëm nuk i jipet blerësit as punimi i vërtetë e as e drejta e autorit.

Ahmed po i mban fitimet e tij në Ethereum – kriptomonedhë në të cilën ajo shitet.

Kjo do të thotë se ato mund të rriten ose ulen në vlerë dhe nuk ka asnjë mbështetje nga autoritetet nëse portofoli dixhital në të cilin ai i mban ata është hakuar ose komprometuar

Shokët e Benyamin ende nuk janë në dijeni për atë çfarë ka bërë ai, edhe pse i njëjti tashmë ka një kanal në Youtube, në të cilat flet për hobin e tij.

Babai i Benyamin çdo herë ka inkurajuar atë dhe vëllain e tij të punojnë me kodim dhe këtë e kanë filluar të dy që nga mosha 5-6 vjeç./21Media