Zbulohet sekreti i Bebe Rexhës

Këngëtarja e njohur shqiptare ka bashkëbiseduar me fansa përmes Instagramit.

Bebe Rexha njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura të botës së muzikës ndërkombëtare.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjete sociale, prej ku së fundi ka ndarë edhe një sekret të sajin pvrmes një bisede virtuale me fansat e saj.

Një ndjekës i shkroi këngëtares duke i treguar se ajo ndihet keq pasi është 17 vjeçe tashmë dhe ndihet e turpëruar nga trupi i saj sepse është tejet e dobët dhe se ajo ende lag shtratin në gjumë.

Bebe ishte e shpejtë për të komentuar se trupi i saj nuk ka asgjë për t`u turpëruar sepse çdo trup është i bukur në mënyrën e vet dhe më pas zbuloi se ndonëse është 31 vjeçe ajo ka lagur shtratin aksîdenatlisht në gjumë vitin e kaluar.

Me këtë rrëfim këngëtarja sigurisht se dëshiron t`u tregojë ndjekësve të saj se çdo njeri është ndryshe nga njëri-tjetri mirëpo ata edhe mund të jetë më të ngjashëm me personat e preferuar në disa situata të cilat i bëjnë ata të kenë turp nga vetja ndonëse është diçka mjaft normale. / kosovapost.net