Nënë e bir ndërrojnë jetë nga Covid-19

Nënë dhe bir nga Zhegra e Gjilanit kanë vdèkur mbrëmjen e sotme si pasojë e
infèktimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri në emision Prime time në Kanal 10

“Fatkeqësisht sonte u njoftova se dy anëtarë të familjes Arifi nga Zhegra kanë vdèkur, janë nënë e djalë. Kanë
vdèkur sonte në mbrëmje dhe kjo e rëndon shumë situatën”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i rëndë. Haziri ka theksuar se deri tani në Gjilan nga ky virus kanë vdèkur 180 persona.

Haziri ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Gjilanit janë gati 900 raste aktive. /Reporteri.net