Artan Hoxha: Drõga po çon në stratosferë çmimet e apartamenteve në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha theksoi se shkàku kryesor i rritjes së çmimit të apartamenteve në Shqipëri është pikërisht trafiku dhe prodhimi i lëndëve narkõtike në vend. Sipas tij, nuk ka kuptim që me nivelin e pagave që ka vendi të kemi çmime kaq të shtrenjta për blerjen e një apartamenti.

Përballë Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se duket qartë që burimi kryesor i të ardhurave për përballimin e këtij çmimi të apartamenteve në vend është pikërisht trafiku i lëndëve narkõtikëve, por edhe prodhimi i kanàbisit në vend.

“Ne kemi dy tregje të trafikut të
narkõtikëve në Shqipëri, është tregu i jashtëm dhe i brendshëm. I jashtmi merret kryesisht me kõkainë dhe ka grupe të fuqîshme shqiptarësh që sjellin kokainë nga Amerika Latine dhe gjetkë. Tregu i brendshëm na shfaqet me problematika si rritja e krîminalitetit këtu, etj”, tha Hoxha.

Artan Hoxha publikoi edhe disa foto të një plantacioni me kanabis sativa të llojit “Gorrilla”, fara e së cilës është kultivuar në Spanjë dhe është sjellë posaçërisht në Shqipëri. Kjo farë sipas tij vilet për 60 ditë. /abcnews.al