Filipçe “merr guximin”, për të folur rreth tragjedisë, a pritet të japë dorëheqje!?

Tani kur ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar më 14 viktima nga tragjedia në Tetovë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të japë deklaratë para mediave. Kështu thonë nga kabineti i Filipçes të cilët saktësojnë se ministri para mediave do të jetë në orën 17:30.

Ndryshe, Filipçe mbrëmjen e djeshme së bashku me kryeministrin Zaev dhe anëtarë tjerë të ekzekutivit ishin prezent në mbledhjen e Shtabit të Krizës në Tetovë, mbledhje kjo që zgjati rreth dy orë, pas çka nuk pati prononcime për mediume.

Autoritete deri tani janë arsyetuar me atë që për rastin në fjalë duhet të mbaron hetimi në vend ngjarjes. Venko Filipçe mbrëmjen e djeshme vendosi që komunikimin me qytetarët ta zhvillojë përmes rrjeteve sociale.

Deri në këto momente zyrtarët e lartë të qeverisë nuk kanë ndarë asnjë detaj rreth ngjarjes tragjike, dyshimeve të para, po as për përgjegjësinë e autoriteteve kompetente.