September 21, 2021

Berisha: U rrit mosbesimi duke thënë se do të angazhojmë ekspertë të huaj

Anëtarja e kryesisë së ASH-së, Vjollcë Berisha, tha se mosbesimi është i dyfishtë në momentin që Qeveria vendosi të angazhojë ekspertë të huaj.

Ajo rtha se si qytetarë do të besojë se hetimi do të jetë si duhet, por prapë u shpreh se ka dyshimet e veta.

“Tani është diçka e dyfishtë, mosbesim i dyfishtë, duke thënë se do të angazhojmë ekspertë të huaj, kur flisni për institucionet e Maqedonisë, unë e imagjinoj një shtet që s’ska pasur asnjë skandal. Ekspertiza do ta thotë fjalën e vet, do të dalë fajtori. Por çështja është që kur ta bëjmë një punë ta bëjmë si duhet, jo për sy e faqe. Si qytetare dua që të jetë si duhet hetimi, por e di që do të lë shumë për të dëshiruar”, u shpreh Berisha në Program 200./ Alsat.mk