September 21, 2021

Bilall Kasami në epërsi në të gjitha sondazhet në Tetovë

Edhe pse jo zyrtarisht, fushata për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor veçmë ka filluar. Partitë politike kanë hyrë në garë se kush do të fitoj më shumë komuna, dhe kjo vërehet edhe nga aktiviteti i tyre i përditshëm.

Në qytetit e Tetovës, aty ku çdoherë gara është më e fort për të parin e komunës, nga sondazhe të ndryshme që janë publikuar, kemi një epërsi të madhe në mes kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, që kandidon për kryetar të komunës së Tetovës, dhe kandidatëve të partive tjera.

Avantazhi që ka Kasami në këto sondazhe, janë një paralajmërim se Lëvizja BESA, do të këtë mbështetje të madhe në qytetit e Tetovës.

Edhe në procesin e ri organizimit të strukturave, Lëvizja BESA u pa se kishtë përkrahje të madhe në Tetovë, gjithashtu në promovimin e Kasamit si kandidati për kryetar komune, kishte një numër relativisht të lart të kuvendarëve.