September 21, 2021

Dy laboratori për prodhimin e marijuhanës zbulohen në Shkup

Gjatë ditës së djeshme (14.09.2021), policia, sektori për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve ka privuar nga liria 33 vjeçarin Z.Z. nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në bulevardin AASNOM, të kryer me urdhër gjyqësor, është zbuluar një laborator i improvizuar për prodhimin e marijuahnës, pas çka janë konfiskuar 71 rrënjë kanbis sativa, disa pako me marijuhanë, disa degë që ishin në procesin e tharjes, kavanoz dhe paketime të tjera me fara nga marijuhana, shkruan Alsat.