September 21, 2021

Regjistrimi i popullsisë vazhdon të rrjedhë pa pengesa

Regjistrimi i popullsisë vazhdon të rrjedhë pa pengesa. Nga Enti i Statistikave njoftojnë se sot deri në mesditë janë regjistruar mbi 45 mijë qytetarë. Ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar është mbi 670 mijë qytetarë. Nga Enti po ashtu theksojnë se nëse regjistrimi vazhdon me dinamikën e njëjtë, atëherë çdo ditë do të ketë mbi 100 mijë qytetar të regjistruar. Zëvendës drejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami komentoi informatat të cilat po qarkullonë në disa media për numri e të regjistruarve në baza etnike. Ai tha se çdo informatë që nuk del nga përfaqësuesit e Entit mund të cilësohet si spekulim dhe që ka qëllim të keq.
Kjo sepse, siç shtoi, Enti për Statistika pasi të përfundojë procesin e regjistrimit, ka afat gjashtë mujor për të përpunuar të dhënat dhe për ti publikuar ata.

Gjithçka që del si lajm, gjatë kësaj periudhe derisa zbatohet në praktikë procesi i regjistrimit, e që nuk e ka burimin në entin shtetëror për statistika lirisht mund ta llogaritni si manipulim mediatik, si manipulim për qëllime ditore, si manipulim për qëllime politike, aq më tepër duke pasur parasysh se jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe nënkuptohet pse bëhet e gjithë kjo- deklaroi Ilmi Selami, zv/drejtor i Entit të Statistikave- tha zëvendës drejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami.