Bexheti: Tragjedia nuk duhet të keqpërdoret e as të politizohet!!

Në një intervistë të dhënë mbrëmë për Tv Klan Maqedoni, rektori i UEJL akademik Abdylmenaf Bexheti, ka kërkuar nga partite politike që të mos politizojnë rastin e tra*gjedisë së 8 shtatorit në Tetovë.

I pyetur për kërkesën e partive politike për dorëheqjet lidhur me këtë rast, ai theksoi se, sipas ligjieve në fuqi, komunat dhe jo vetem komuna e Tetovës, por të gjitha komunat në vend sipas tij, nuk kanë ingerenca për sa i përket menaxhimit të objekteve shëndetësore, dhe se këto ingerenca janë plotësisht të centralizuara.

Ai gjithashtu theksoi se është pak sa paradoksale që përgjegjësi për këto çështje të kërkohet në zgjedhjet lokale.