“Dhoma e të qarit” , për çfarë bëhet fjalë

“Hyni dhe qani”, thuhet në një shenjë. “Edhe unë kam ankth,” shkëlqen një njoftim tjetër me ngjyrë rozë. Një cep ka telefona me emrat e psikologëve dhe njerëzve të tjerë që mund t’i telefononi kur ndiheni të mërzitur.Kjo është “Dhoma e Qarjes”, ose “La Lloreria”, një vend ku mund të shprehni lirshëm pikëllimin tuaj.Sipas mediave të huaja, ajo është e vendosur në qendër të Madridit dhe bëhet fjalë për projektin që kërkon të eliminojë stigmat shoqërore të lidhura me shëndetin mendor, të qarat dhe kërkimin e ndihmës.E Jon Nelssom, një student suedez me qendër në Madrid, thotë se ai mendon se është një ide e shkëlqyeshme për të vizualizuar çështjet e shëndetit mendor.

Siç vuri në dukje ai, emri ‘Dhoma e Qarjes’ është një ide brilante pasi, në Spanjë, ekziston një thënie që thotë “nëse doni të qani, shkoni në dhomën e të qarit”.Prandaj, njerëzit janë stigmatizuar për të qarë si në shumë vende të tjera.Ndërsa Martyna Dluzniewska, shefe e marketingut në chat-terapinë, shpjegoi se ideja e ‘La Lloreria’ erdhi nga fraza spanjolle që thuhet se njerëzit nuk duan të shqetësohen për problemet e njerëzve të tjerë.