Përlotje e shumë zemra, reagimi i të famshmëve për puthjen e Borës dhe Donaldit

Historia e dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ua ka tërhequr vëmendjen edhe këngëtarëve të njohur kosovarë, shkruan Express.
Në llogarinë e Donaldit në rrjetin social Instagram, është publikuar videoja nga momenti i puthjes.

Kjo video ka marr komente të shumta. Në mesin e atyre që kanë komentuar janë edhe reperët Mozzik e Getinjo, Ermal Fejzullahu dhe Elgit Doda.

“Ec aty kingu”, ka qenë komenti i Ermalit, derisa Mozziku ka vendosur tetë emoji të zemrës.
Getinjo ka vendosur një emoji me sy të përlotur dhe një zemër, e Elgiti ka komentuar “My boy”./Gazeta Express
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.