Kasami: Ndryshimin më së shumti do ta ndjej Malësia e Sharrit!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, njëherit kandidat për kryetar komune në Tetovë, Bilall Kasami vazhdon me vizitat në malësinë e Tetovës. Kasami sonte ka vizituar fshatin Vëshallë dhe Bozovcën. Ai ka deklaruar se këto dy fshatra janë gati për ndryshim.
“Veshalla dhe Bozovca gati për ndryshimin e madh, ndryshim i cili do të ndjehet më së shumti në Malësinë e Sharrit!”, ka shkruar Kasami.