Koalicioni BESA-ASH krijon eufori të madhe

Koalicioni i paralajmëruar nga shefi i shtabit të Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha, dhe i konfirmuar nga shumë eksponentë të Aleancës për Shqiptarët ka shkaktuar një eufori në rrjetet sociale në Tetovë dhe Gostivar, por edhe më gjerë në gjith vendin. Qindra statuse, komente dhe shpërndarje të lajmeve kanë vërshuar rrjetet sociale nga shumë qytetarë. Kjo vihet re sidomos në mediumet lokale të Tetovës dhe Gostivarit, ku qytetarë shprehin eufori të fuqishme për këtë koalicion të madh. Në këtë drejtim mjaft aktivistë politik, qytetarë, student…, janë shprehur se ky koalicion është fituesi i zgjedhjeve në të gjitha komunat ku këto dy parti garojnë me kandidatë.