Njihuni me Elvira Ismailin, mekanikja e vetme femër në Shkup

Me çekan, vida, vinça- kjo është përditshmëria e Elvira Ismailit, automekanikes së vetme femër në Shkup, përcjell Alsat. Ajo prej 30 vitesh lufton paragjykimet, duke dëshmuar çdo ditë se di të riparojë makina po aq sa kolegët e saj meshkuj. Ajo thotë se të gjitha femrat duhet të bëjnë atë që dinë më së miri.

“Mesazh deri tek të gjitha gratë, le ta punojnë atë që e dinë më së miri. A është grua a është mashkull nuk duhet të ketë dallim në punë. Sinqerisht ne jemi më të mira në gjithçka, dhe luftojmë tërë jetën me ata. Këshilloj, nëse mund të mësojnë, le të mësojnë, ky nuk është zanat vetëm për meshkuj”, thotë mes tjerash Elvira për Deutche Welle.