November 26, 2022

Skandal – Aktivistë të sektorit civil publikojnë listat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës ku dyshohet për blerje votash

Aktivistët e njohur politik Artan Dika, Donika Bakiu dhe Ngadhnjim Mehmeti publikojnë lista ku shihen pagat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës, me qytetarë, me të cilat këta aktivistë dyshojnë se blihen vota. Me lista konkrete dhe linqe nga institucione shtetërore (qasje në informacion publik) ku shihen pagesat ndaj disa personave fizik, për muajin shtator të vitit 2021, të cilat burojnë nga kontratat e Komunës së Tetovës, aktivistët në fjalë ngrejnë dyshimin se në këtë mënyrë “Agjenda e gjelbërt blen votat”.
“Nuk është as punë agjende e gjelbër, as punë agjende e kaltër. Është punë parash, vjedhjesh, hajnish në formë tenderash, honoraresh e përfitimesh si kjo lista këtu vetëm për muajin shtator 2021 në prag të zgjedhjeve. Me qindra përfitues që Komuna e Tetovës u ka shpërndarë para nga taksat e mbledhura nga populli. Mes tyre do gjeni edhe emra që do ju habisin.
Sot votat nuk blehen me 500 e 1000 denarë si dikur, e as me paratë e partisë. Sot votat blehen me 130-500 euro, me paratë e popullit nën maskën e honorareve, subvencioneve dhe tenderave. … dhe prap me gjithë votat e LSDM-së, do mbetet në 28% …
Koha për ta ndëshkuar të dielën!
P.S. Listën e keni të bashkëngjitur në komentin e Donika Bakiut sepse teknikisht më del e pamundur ta postoj si pjesë e bashkëngjitur e postimit..” thuhet në postimin në rrejtin social të mjekut të njohur Artan Dika. Bashkangjitur në komente janë listat nga aktivistja Donika Bakiu, ndërsa aktivisti nga Lëvizja më Mirë për Tetovën ka bashkangjitur në koment link nga nga faqja qeveritare për transparencë financiare ku mund të shihen të gjitha dokumentet publike të pagesave. kliko. http://https://open.finance.gov.mk/mk/search?recipient&payer=%D0%9E%D0%9F%D0%A8%D0%A2%D0%98%D0%9D%D0%90%20%D0%A2%D0%95%D0%A2%D0%9E%D0%92%D0%9E&payer_recipient_btn=payer_recipient&term&payerEDB=4028004144364&recipientEDB&fbclid=IwAR0OChVOxZRf6ecGxiahodRkHNWxJdA3Db97_JpqNY2MN8q5A86EQ4I9C1k
Ndërkaq, statusin dhe debatin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159665698235912&id=531455911