Hoxha porosi Teuta Arifit: Në Tetovë nuk do ndryshoj stili i jetës, por do të ndryshoj Tetova nga ajo që ke katandisur sot

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha njëher shef i shtabit zgjedhorë nga kjo parti ka reaguar ashpër nëpërmes një statusi në “Facebook”, për siç thotë propagandën komuniste të “mohikanës së fundit”, Teuta Arifi.Hoxha denoncon se Arifi së fundmi po shpërndanë një propagandë nëpër koloaret intelektuale në Tetovë se gjoja me ardhjen e Bilall Kasamit në krye të Tetovës do ndryshojë mënyra e jetesës apo do imponojë ndonjë stil tjetër jetese. Kjo sipas sekretarit gjeneral është hedhje hy syve të qytetarëve, njofton Monitor.mk.
“Propaganda komuniste e “mohikanes së fundit” Teuta Arifi që po shpërndahet nëpër koloaret intelektuale në Tetovë se gjoja me ardhjen e Bilall Kasamit në krye të Tetovës do ndryshojë mënyra e jetesës apo do imponojë ndonjë stil tjetër jetese, është hedhje hi syve të qytetarëve. Për të qenë të sinqertë ndryshimi që do ndodhë me Bilall Kasamin do jetë rregullimi i gjithë asaj që ka bërë keq Teuta Arifi por edhe pastrimin e Tetovës nga çdo deponi dhe çdo bërllog që ka lënë në 8 vite qeverisje. Teuta Arifi sot bën propagandë kundër Bilall Kasamit sepse e di që me humbjen e saj në Tetovë do duhet të përgjigjet për keqperdorimet milionëshe, për transansakcionet e dyshimta dhe për planin që t’i jep zemrën e Tetovës serbo-malazezit Daka”, deklaroi Hoxha. /Monitor.mk/