Taravari kërkon dorëheqjen e Ahmetit: E humbi Gostivarin!

Kryetari i ri-zgjedhur i Gostivarit nëpërmes një reagimi në “Facebook”, ka lëshuar një thumb për kreun e Bashkimit Demokratik për Integim, Ali Ahmeti. Taravari ka thënë se zgjedhjet në Gostivarë kanë qenë çështje personale të cilën sipas Taravarit, kreu i integristëve e humbi, raporton Monitor.mk

Pas humbjes në Gostivar, Taravari ka kërkuar që kreu integrist, Ali Ahmeti të japë dorëheqje.

“Zgjedhjet në Gostivar ishin për Ahmetin një çështje personale të cilën e humbi. Mendoj se duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, duhet të Dorëhiqet”, ka shkruar Taravari.