Artan Grubi pa gjurme pas keshillit te pergjithshem?

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Tetovë mbajti mbledhjen e këshillit të përgjitshëm. Në prononcimin e kësaj partie para mediave u paraqitë Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ajo që bie në sy është mungesa e Artan Grubit, ai nuk u paraqit para mediave dhe siç mësojnë burimet tona nga partia e Ahmetit shumica e këshillit të përgjithshëm nuk e dëshirojnë Grubin brenda BDI-së.

Mbetet të shihet se pse z.Grubi është pa gjurmë para opinionit dhe pse fshihet pas perdes së Bujar Osmanit.