Qeveria e Kosovës “vishet” me flamurin shumëngjyrësh, Kurti thotë se të gjithë jemi të barabartë

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ka marrë shumë ngjyra mbrëmjën e kësaj të marte.
Me ngjyrat e flamurit të komunitetit LGBTIQ+ shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nëpërmjet një fotografie të ndërtesës së qeverisë, thotë se të gjithë jemi të barabartë edhe nëse dallojmë në besim apo orientim seksual, njofton Klankosova.tv.

“Sot ne shënojmë një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, shkroi Kurti në Twitter