November 26, 2022

Rrahu ish-bashkëshorten derisa ishte në orar të punës.

Një person është arrestuar të martën rreth orës 13:00 në Gjilan, pasi dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Gjilan 05.07.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa viktima femër kosovare ishte në orarin e punës ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, gjatë së martës policia njofton se në Kosovë janë raportuar edhe katër raste të tjera të dhunës në familje; në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në Pejë, një në Malishevë dhe një tjetër në Mitrovicë.

Policia njofton se i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, derisa ajo ishte në orarin e punës.