December 10, 2022

“Ai që dje hante pasul me hoxhën, sot ushqehet me fruta deti në hotelet super luksoze greke”

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti për qëndrimin e tij në Greqi.

Sipas Abdullahut qëndrimi i Kurtit në Greqi po kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”.

“Ai që dje hante pasul me hoxhën, sot ushqehet me fruta detnë hotelet super luksoze greke. Por, edhe pse Albin Kurti e ka ndryshuar menynë, kjo puna e tij me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik””, ka shkruar ai.

Zëdhënësi i PDK-së, tutje shtoi se “oferta politike e Kurtit me të cilën fitoi shumicën që në thelb ishte dhe mbetet “diktaturë populiste”, vazhdon të vlejë për qytetarët e Kosovës, por, jo për Kurtin”.

Postimi i plotë:

Ai që dje hante pasul me hoxhën, sot ushqehet me fruta deti në hotelet super luksoze greke.

Por, edhe pse Albin Kurti e ka ndryshuar menynë, kjo puna e tij me Greqinë kundërmon në diçka që nuk është “e ushqimit të mirë politik”.

Oferta politike e Kurtit me të cilën fitoi shumicën që në thelb ishte dhe mbetet “diktaturë populiste”, vazhdon të vlejë për qytetarët e Kosovës, por, jo për Kurtin.