December 5, 2022

Biden pas vrasjes së kreut të ISIS-it: Mesazh për të gjithë terroristët

Shtetet e Bashkuara vranë liderin e Shtetit Islamik në Siri, Maher al Aqal, në një sulm ajror pranë Afrinit në veriperëndim të vendit.

Me Akalin u vra edhe zëvendësi i tij. Të dy po udhëtonin me motoçikleta në momentin e sulmit me dron. Akal ishte një nga katër liderët më me ndikim të organizatës terroriste në nivel global. Ky ishte i fundit në një seri sulmesh kundër ISIS-it në Siri.

Maher al Agal ishte përgjegjës për zhvillimin e ISIS përtej kufijve të Sirisë dhe Irakut. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara raporton se nuk ka pasur viktima civile, raporton “Nbc” duke cituar burime nga Pentagoni.

Presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi vrasjen në Siri të liderit të ISIS-it Maher al Agal, duke theksuar se vdekja e tij është “një mesazh i fuqishëm për të gjithë terroristët që kërcënojnë atdheun tonë dhe interesat tona në mbarë botën”.

“Shtetet e Bashkuara do të jenë të pamëshirshme në përpjekjet e tyre për t’i sjellë ato para drejtësisë,” tha presidenti.

“Largimi i këtyre liderëve të ISIS do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme të mëtejshme,” tha koloneli Joe Buccino, një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Washington Post, duke cituar raporte dhe burime të inteligjencës amerikane, zbuloi qëllimin e ISIS në vitin 2015 për të goditur qytetet e mëdha në Evropën Perëndimore me sulme kimike.

Për të pasur sukses në këtë arritje, ai kishte rekrutuar Salih al-Sabawi, një inxhinier i trajnuar nga Rusia, i cili kishte ndihmuar Sadam Huseinin të ndërtonte arsenalin e tij të armëve kimike. Kështu filloi në atë vit një operacion urgjent ushtarak i kryer nga forcat speciale amerikane, gjatë të cilit Sabawi u vra dhe laboratori i tij u shkatërrua.