December 2, 2022

Ja sa vite burg rrezikon të dënohet Isuf Koka, shqiptari që mbrojti me armë hotelin në Shkup

Isuf Koka, shqiptari që qëlloi me armë zjarri në ajër për të mbrojtur hotelin e tij në Shkup, rrezikon 5 vite burg.

Koka do qëndrojë në paraburgim deri në procesin gjyqësor, ndërsa rrezikon deri në 5 vite burg për shkak të akuzës për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Në total, Prokuroria e Maqedonisë së Veriut ka ngritur akuzë kundër 12 protestuesve që kanë lënduar policë dhe kanë shkatërruar institucione publike.

Babai i tij disa ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se djali i tij ka mbrojtur biznesin e tij në Çarshinë e vjetër të Shkupit, pasi protestuesit do e dëmtonin atë.

Ndërsa, lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski vlerësoi se Koka ishte porositur për ta eliminuar atë, gjë që edhe policia por edhe babai i Kokës e refuzoi në mënyrë kategorike.

Për këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili ka përgenjështruar kreun e opozitës, Hristijan Mickovski në lidhje me akuzat./Euronews.al