December 5, 2022

Aksident i rëndë, dy të rinj shqiptarë në gjendje kritike

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në aksin Milot-Rrëshen, (Rubik) ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse. Më pas, makina ka përfunduar jashtë rruge.

Fatkeqësisht të plagosur rëndë kanë mbetur dy të rinj nga Tropoja.

Policia mësohet se ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.