December 1, 2022

E bija prek me postimin në ditëlindjen e Cimës (VIDEO)

Kanë kaluar rreth një vit që kur aktori i njohur i humorit shqiptar, Rasim Thaqi – Cima, ndërroi jetë.

Ditën e sotme, 13 korrik, është ditëlindja e tij dhe aktori do të mbushte 73 vite jetë.

Në këtë ditë të veçantë, vajza e tij, Adelina ka emocionuar ndjekësit me urimin dhe pamjet e shpërndara.

“13 korrik, ditëlindja jote bab. Sot do t’i kishte mbushur 73 vite. Urime ditëlindja atje në parajsë ku je. Të dua deri në frymën e fundit!” u shpreh Adelina.