December 9, 2022

Gazetarja po raportonte ‘live’, stafi detyrohet ta ndalojnë transmetimin

Jo të pakta janë historitë kur disa njerëz ndërhyjnë gjatë transmetimit live duke bërë veprime të ndryshme, vetëm për të marrë pak famë. Megjithatë rasti i mëposhtëm ka lënë me gojë hapur të gjithë shikuesit e CNN.

Teksa gazetarja po raportonte drejtpërdrejt nga një plazh në Los Anxhelos, kur mbrapa saj u shfaq një grua, e cila uli pantallonat dhe nisi të kryente nevojat personale.

Menjëherë gazetarja u këshillua të mbulonte gruan, por gjithsesi tashmë ishte shumë vonë, pasi gjithçka ishte shfaqur në ekran.

Shumë shikues shpërthyen në kritika, teksa një prej tyre e krahasoi sjelljen e gruas me atë të një qeni, ndërsa tha se sot qentë po marrin sjellje më njerëzore dhe anasjelltas.