December 10, 2022

Kapet me kokainë, arrestohet 27 vjeçari nga Tetova

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmjen e djeshme (12-korrik) rreth orës 21:50, në rrugën
“Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, e kanë privuar nga liria 27-vjeçarin H.K. nga Tetova përcjellë Klan M, për arsye se gjatë kontrollit në veturën “Volkswagen Polo” me targa regjistrimi të Tetovës është gjetur kokainë. H.K. është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të do të përgatitet parashtresë përkatëse, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.