December 10, 2022

Merr flakë autbousi me nxënës nga Kumanova

Mbrëmë rreth orës 19:20 në MPB të Ohrit, është raportuar se në rrugën Strazhë-Kërçovë, në një autobus në lëvizje, në pronësi të një agjencie turistike nga Kumanova, me të cilin po transportoheshin nxënës dhe mësimdhënës, ka shpërthyer zjarri.

Zjarri është shuar nga njësitet zjarrfikëse, njofton SVR Ohër.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.