December 5, 2022

Një rikthim i mundshëm Shakira-Pique?!

Nëse Shakira rikthehet me Pique-n, nëna e këngëtares është plotësisht dakord. Nidia Ripoll e cila ndodhet në Spanjë për shkak të një problemi me shëndetin të të shoqit dhe për të mbështetur të bijën, është plotësisht dakord që çifti të rikthehen bashkë. Në një prononcim për “Europa Press”, ajo pyetjes se nëse e do rikthimin i është përgjigjur: “Logjike”.

Shakira është mirë, falë Zotit”, tha ajo.  Javë më parë, u përhapën thashethemet se Shakira planifikonte të kthehej në Miami, por e ëma tha se nuk ka dijeni për këtë lajm.