December 5, 2022

OBSH: Nuk ka vetëm mashkull dhe femër, ka më shumë se 2 gjini

OBSH thotë se ekzistojnë shumë gjini, jo vetëm mashkull dhe femër.

Organizata i kishte ndryshuar manualet e saj edhe më parë në vitin 2011, kur vendosi ta quante seksin ose gjininë një koncept më të gjerë që nuk ekziston në një binom por në një spektër, që ka mashkullin dhe femrën në një anë, dhe shumë gjini të tjera të ndërmjetme në mes.

Por, udhëzuesi i ri do ta çojë këtë koncept një hap më tej sipas OBSH, duke shpejguar se seksi nuk duhet të kufizohet vetëm tek këto 2 gjini por se ai “shkon përtej mashkullores dhe femërores”.

“Ne do të fokusohemi në shtrirjen e konceptit duke parë rolin që luan gjinia mbi dinamikat e ndryshme të pushtetit apo hierarkitë e privilegjit dhe disavantzhet të cilat ndikojnë tek pabarazia dhe pasoja të ndryshme shëndetësore tek njerezit,” – lexohet në websiti-in e OBSH. Shumë ekspertë e kanë kritikuar këtë levizje të re duke e quajtur atë problematike.