November 26, 2022

Bajrami: Kjo tallje që bëhet me Haraçinën duhet të përfundoj

Deputeti i Lëvizjes BESA, Bastri Bajrami ka përkrahur protestën e qytetarëve të Komunës së Haraçinës, shkruan monitor.mk. Ai ka thënë se çkyçja e energjisë elektrike për gjith komunën është diskriminim kolektiv.

Solidarizohem plotësisht me protestën e bashkëvendasve të mij të Haraçinës

Meqense akutalisht nuk jam në Shkup dhe me vonesë jam njoftuar me protestën, nuk kam mundur të mar pjesë. Unë si qytetar i këtij vendbanimi, e sidomos si deputet i kësaj zone, përkrah plotësisht protestën e qytetarëve të Haraçinës kundër EVN-së. Nuk mundet që për shkak të disa qytetarëve që nuk paguajnë faturat, të penalizohet një komunë e tërë. Ky është një rast i paprecedentë ku bëhet diskrimin kolektiv. Nuk duhet harruar se ndër ata që nuk paguajnë ka raste të cilët edhe pse duan, nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, për shkak të gjendjes së tyre ekonomike dhe sociale. Apeloj te EVN, por edhe te institucionet e tjera shtetërore që kjo situatë e krijuar të zgjidhet sa më shpejt. Unë si deputet në seancën e radhës, këtë çështje do ta ngrej në Parlament. Kjo tallje që bëhet me bashkvendasit e mi, duhet të përfundoj” ka thënë deputeti Bajrami.