November 26, 2022

Luana Vjollca takohet me Nusret, moderatorja merr vëmendjen e kuzhinierit të famshëm

Moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, ka udhëtuar drejt Greqisë dhe ishullit përrallor Mykonos për pushime


Ylli televiziv padyshim nuk do të kthehej pa provuar ushqimet e kuzhinierit të famshëm Nusret, me të cilin ka publikuar edhe një fotografi.

E veshur në të zeza Luana si gjithmonë shkëlqen me dukjen.

Luana ka rënë në sy të mbretit të kuzhinës, i cili në profilin e tij të ndjekur nga rreth 48 milionë njerëz nga e gjithë bota, ka shpërndarë një fotografi të saj.