November 26, 2022

Protestë në Haraçinë kundër EVN-së

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, sot iu është bashkuar protestave para zyrave të EVN-së në Shkup, raporton TV21. Ibrahimi thotë se është e papranueshme që banorët të jenë dy ditë pa energji elektrike. Ai apeloi që kompania të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve dhe ta rregullojë problemin sa më shpejt.

“Është e papranueshme që të gjithë këta qytetarë të përballen me një padrejtësi të madhe në këtë ditë. Ne vazhdimisht po e monitorojmë situatën, nuk e di se kujt është qëllimi, kush është përgjegjës për përshkallëzimin e situatës, është e papranueshme sjellja çnjerëzore e kompanisë EVN. Është obligim i kompanisë EVN që të ndërmarrë masa të menjëhershme, të vendoset rend dhe ligj si në të gjitha komunat tjera, vetëm këtë kërkojmë, asgjë më shumë”, tha ndër të tjera Ibrahimi.