November 26, 2022

Urimi i Kallashit: Paqja dhe agregati qofshin me ju dhe familjet tuaja

Reduktimet me energji elektrike si duket e kanë nevrikosur valltaren e njohur. Pas reagimit që i bëri kryeministrit Kurti, së fundmi ajo ka bërë një lutje.

“Paqja dhe agregati qofshin me ju dhe familjet tuaja”, kishte shkruar Kallashi në InstaStory. Ndërkohë, reduktimet me energji elektrike ka javë që kanë filluar dhe si gjithnjë është mjaft problematike për popullin.