January 27, 2023

Akuza për skandal seksual, flet profesori nga Velesi pasi drejtori e lajmëroi në polici (VIDEO)

Kjo është një shpifje, vajza në audio nuk është nxënëse”

“Seks skandal në gjimnazin e Velesit”, “Profesori ka pasur seks me nxënëse në gjimnazin e Velesit”, “Profesori ka pasur seks me një vajzë”. Këto janë vetëm disa tituj që u publikuan nga portalet pasi MPB informoi se drejtori në gjimnazin e Velesit ka paraqitur se ka pranuar një audio incizim të një profesori dhe një vajze.

Drejtori i shkollës së mesme “Koçin Racin” Veles ka raportuar se me datën 15.10.2022 përmes rrjetit social “Facebook” ka pranuar një audio incizim nga një profil i panjohur se gjoja mes një profeosri të shkollës së tij dhe një vajze ka pasur marrëdhënie seksuale”, thonë nga MPB.

Edhe pse në raportin e MPB-së nuk u përmend emri i profesorit e as se bëhet fjalë për vajzë të mitur e as nxënëse por mediat e morrën raportin si të mirëqenë. E në Veles si qytet i vogël filluan të flitet se për cilin profesor bëhet fjalë.

E për këtë shkuam në Veles për të biseduar me profesorin i cili mohon se ka pasur lidhje me një vajzë të mitur e më së paku nxënëse.

“Nuk bëhet fjalë për nxënse, bëhet fjalë për një person krejtësisht i panjohur. Në bazë të asaj që e folëm dhe dëgjohet se bëhet fjalë për një vajzë që jeton në Maqedoninë lindore? Po e saktë është që është prej Maqedonisë Lindore”, deklaroi profesori.