January 27, 2023

Alarm te Franca: Momentalisht janë 5 lojtarë të lënduar apo sëmurë para finales kundër Argjentinës

Përfaqësuesja e Francës është tashmë në finale, por para ndeshjes së diel kundër Argjentinës, do t’i duhet të shpëtojë edhe një pengesë të fundit, problemet me virusin që ka rrënuar përqendrimin prej disa kohësh.

Së pari u ‘rrëzua’ Marcus Thuram, sa ishin ende në fazën e grupeve, pastaj Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano, të cilët tashmë janë me grupin për stërvitje, por tani janë sëmurë dy qendërmbrojtës, Raphael Varane dhe Ibrahima Konate, plus Kingsley Coman, i cili nuk mund të luante më kundër Marokut të mërkurën.

As Aurelien Tchouameni nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e të premtes pasdite, me një goditje në ijë siç raportohet nga Federata Franceze dhe as Theo Hernandez, me një goditje tjetër në gju pas përplasjes së tij me Sofian Boufal, në një nga momentet më të përfolura të gjysmëfinales. Deschamps paralajmëroi

Vetë Didier Deschamps dha alarmin në konferencën e shtypit pasi mundi Marokun. Ai konfirmoi humbjen e Coman për shkak të një ftohjeje dhe bëri të qartë diçka që nuk i pëlqente:

“Temperaturat kanë rënë, por klimatizimi është ende shumë i fortë. Ka gjendje të ethshme. Jemi të gjithë të kujdesshëm. Marrim masa paraprake. Gjithçka që është virale është e transmetueshme. Ne kemi marrë masa paraprake që të mos ketë kontakt me Dayot dhe Adrien”, deklaroi trajneri francez, transmeton telegrafi.

E vërteta është se problemet shëndetësore kanë qenë padyshim konstante në përqendrimin e Francës që pak para nisjes për në Katar. Lojtarë si Paul Pogba, N’Golo Kante, Prensel Kimpembe nuk arritën të rikuperohen me kohë, ndërsa më pas erdhi dëmtimi i rëndësishëm i Christophet Nkunku, Karim Benzema dhe në ndeshjen e parë kundër Australisë ai i Lucas Hernandez.

Deschamps kishte telefonuar tashmë Marcus Thuram përpara se të udhëtonte në Katar dhe me humbjen e Nkunku solli Kolo Muanin. Megjithatë, për Benzemën nuk u ftua askush për ta zëvendësuar.