January 27, 2023

E rrahën dhe ia morën veturën| Arrestohen dy persona në Gostivar

Një sherr brenda një lokali në zonën e Gostivarit ka përfunduar keq për një 24 vjeçar nga Piroku i Bogovinës. Dy persona nga fshati Dobërdolli i Komunës së Vrapçishtit e sulmuan dhe rrahën me sende të forta e pastaj, ia morën veturën që as nuk ishte e tij. Policia ka arritur t’i arrestojë të dy sulmuesit, ndërsa veturën ia ka kthyer pronarit, motrës së 24 vjeçarit të sulmuar, raporton Klan Macedonia.

“Me datë 16.12.2022 në ora 17:00 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarë policorë të Policisë në Gallatë, kanë privuar nga liria B.R (29) dhe J.A (55), të dy nga fshati Dobërdoll. Ata dyshohen se rreth orës 02:30 në një lokal në fshatin Dobërdoll, me send të fortë kanë sulmuar fizikisht AA (24) nga fshati Pirok, komuna e Bogovinës e më pas as ia kanë marrë veturën Renault Twingo me targa të Tetovës, pronë e motrës së tij. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-sē./KlanMacedonia