Klubi anglez i Premierligës Newcastle është i interesuar të sjellë në skuadër Cristiano Ronaldon në afatin kalimtar të dimrit. Ai është një lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet klubit të ri menjëherë. Pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori, ai stërvitet në bazën e Real Madridit dhe ndjek zhvillimet në merkato.
Mediat e ishullit zbulojnë se Newcastle është i vetmi i interesuar nga të gjitha klubet e Premier League dhe Ronaldo nuk ka në dispozicion një klub konkurrues në Champions League, gjë që ishte dëshira e tij kur u largua nga Old Trafford.
Ai po stërvitet në kampin e “klubit mbretëror”, por Real Madridi nuk është i interesuar ta rikthejë në radhët e tij.
Sipas “AS” spanjoll, Cristiano Ronaldo ka dy oferta nga Lindja e Largët. Saudi Al-Nasr dhe Katari Al-Sad janë të interesuar për të.