January 27, 2023

Publikohet ekspertiza: E moshuara që u reh në shtëpinë e pleqve në Pejë ka shenja të përvëlimit

E moshuara që ishte rrahur nga infermierja ka edhe shenja dhune. Të paktën kështu thuhet në ekspertizën e siguruar nga Kallxo.com.

Në ekspertizën respektive thuhet se pacientja e moshuar kishte djegie në këmbën e majtë, gjë kjo që mund të jetë shkaktuar nga nxehtësia e ndonjë lëngu. Retrospektivë
Një video jashtëzakonisht shqetësuese e kishte postuar Kaltrinë Zeneli, aktorja e njohur kosovare.

Në video shihej teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, infermiere, të cilave më vonë do t’u revokohej licenca.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten.

Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege të tjera, të cilat nuk duken në video.