January 27, 2023

Si t’i mbroni fëmijët nga përmbajtja jo e mirë në internet

Ky artikull është shkruar që sadopak t’i ndihmojë prindërve në monitorimin e fëmijëve të tyre në përdorimin e teknologjisë në ditët e sotme gjatë përdorimit të telefonave të mençur. Në ditët e sotme shumë nga fëmijët nga mosha 6 muaj e lartë e ndoshta edhe më herët mbajnë një telefon të mençur (SMART) në duart e tyre dhe shumë nga prindërit iu lejojnë fëmijëve të zgjedhin vet në përmbajtjen se çka duhet të shohin, duke mos ditur rrezikun se nga çka mund të kërcënohen dhe cilët janë faktorët që mund të ndikojnë negativisht apo pozitivisht tek fëmijët.

Në kohën në të cilën sot po jetojmë të rrjeteve sociale si FACEBOOK, INSTAGRAM, TIKTOK e të tjera është shumë me rëndësi përmbajta të cilët fëmijët e shikojnë përfshi këtu edhe lojërat të cilat ata i zgjedhin për të luajtur kundrejt moshës së tyre apo përfshi këtu edhe filmat të cilët ata i zgjedhin t’i shikojnë në kanalet si NETFLIX apo YOUTUBE apo edhe platforma të tjera. Një pikë me rëndësi është edhe shpërfaqja e të dhënave të tyre private, paraqitjet në kanale të ndryshme të rrjeteve sociale pa i mbushur të paktën as të 14-tat. Sot shohim shumë fëmijë në kanale të ndryshme apo shumë prindër që i lejojnë fëmijët e tyre tw shohin kanale në Youtube duke mos ditur se çfarë përmbajte kanë dhe a janë të përshtatshme për moshën e tyre. Kemi edhe raste kur prindërit nuk e kuptojnë gjuhën që flitet në ato kanale, ndërsa fëmijët po, apo instalojnë aplikacione e lojëra të ndryshme pa aprovimin e prindërve.