January 27, 2023

Ushtroi dhu në ndaj familjes së tij, i dyshuari në kërkim policor

Një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:50, në Lipjan.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për këtë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale.“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për këtë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, siç bëhet e ditur tutje në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është futur në kërkim policor deri në arrestimin e tij.