January 27, 2023

Jumna Fetahu nuk ndalet as tek senioret, e treta në Beograd! (FOTO+VIDEO)

Talentja e atletikës Jumna Fetahu nga Shkupi ka shënuar suksese të reja dje në garat në salla në Beograd, përcjell Open-TV.

Edhe pse në moshë të re (U16), ajo të shtunën garoi në konkurrencën e senioreve, duke zënë vendin e tretë në hedhjen e gjyles-4 kg me gjatësi 11.68m.

Jumna në kategorinë e saj zakonishtë gjuan me gjylen prej 3kg.

Konkurrentet e saja: Milica Stojkov arriti rezultat prej 15,62m, kurse Anastasija Bogicevic shënoi rezultat prej 12,11m.

Jumna në këto përgatitje shkoi si një prej shpresave dhe rekordmene e ateletëve nga Maqedonia e Veriut dhe ai doli të realizojë objektivat e saja dhe të stafit teknik.

Këto gara u organizuan në kuadër të përgataitjeve të reprezentacionit të Maqedonisë, ndërsa morën pjesë 179 garues në disiplina të ndryshme./Open-TV/