January 27, 2023

Mblidhen protestuesit afër Jarinjës, raportohet se po mbajnë pankarta “S’ka dorëzim të Kosovës”

Trupat e KFOR-it janë vendosur në Jarinjë, por në anën tjetër, po raportohet se është caktuar një takim me qëllim të “zhbllokimit të kalimit për serbët nga Kosova”. Mediumi serb “Kossev” thotë se persona që po vijnë nga tri drjetime, Mali i Zi, Serbia Qendrore dhe “Republika Srpska”, do të takohen rreth orës 13:00.

Tashmë, raportohet se është mbledhur një numër i madh i personave për këtë protestë

Po ashtu, është bërë e ditur se në këtë protestë, po merr pjesë edhe politikani serb, Nemanja Sharoviq.

Po ashtu, raportohet se protestuesit po mabjnë pankarta si “S’ka dorëzim të Kosovës”. Nacionale ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, për të marrë informacione rreth situatës atje, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.