January 27, 2023

Messi regjistron të tjerë rekorde, parakalon Mathaus dhe barazon brazilianin Pele

Lionel Messi bëhet futbollisti me më shumë ndeshje në një Kupë Bote.

Ylli argjentinas luan sfidën numër 26 në karrierë, në finalen e sotme ndaj Francës, duke parakaluar gjermanin Lothar Mathaus, i cili kishte luajtur 25 ndeshje dhe mbante rekordin.

Por nuk mjafton me kaq, pasi me golin e shënuar me penallti në portën e Lloris në minutën e 23-të, 7 herë fituesi i Topit të Artë u bë i pari futbollist në histori, që gjen golin në çdo fazë në Botërorit, në grupe, 1/8-at, çerekfinale, gjysmëfinale e finale.

Ky ishte goli i 12 në karrierë i Messit në një Kupë Bote, aq sa ka shënuar edhe legjenda braziliane Pelle. Më shumë gola ka shënuar Miroslav Klose, plot 16, ndërsa pas tij renditen Ronaldo Fenomeni me 15 gola, Gerd Muller me 14 gola dhe Just Fontaine me 13 gola./ Supersport