January 27, 2023

Mjekja familjare: Gripi sezonal mund të zgjasë 2 deri në 3 javë (VIDEO)

Këtë të diel në emisionin “Familja ime” temë diskutimi ishte virusi sezonal, ku e ftuar për të folur mbi këtë shqetësim shëndetësor ishte mjekja familjare Dhurata Nasufi-Halabaku.

“Kur kemi një simptomatik të lehtë, domethënë kemi dhimbje muskujsh dhe dihet që është sezoni i gripit, atëherë mund të fillojmë me një paracetamol, në rast që kemi temperaturë apo ethe”, u shpreh mjekja familjare.

Nasufi-Halabaku tregoi se cilat janë rekomandimet që ajo ua bën pacientëve, përcjell Klan Kosova.

“U rekomandoj pushim pacientëve, mirëpo kur vjen ai stadi dhe fillojmë me një kollitje e cila nuk është e thatë, por e kemi me sekret dhe kemi dhimbje gjoksi, atëherë i rekomandojmë pacientët të lajmërohet te mjeku familjar dhe mandej varësishit se si shkon pasqyra klinike edhe trajtohen”, u shpreh ajo.

Mjekja familjare theksoi gjithashtu se se gripi sezonal zakonishit zgjatë 4-5 ditë, por ka raste ku mund të zgjasë 2 deri në 3 javë.

“Këtu kemi një luftë të imunitetit, varet se në gjendje të ka kapur gripi. Për shembull moshat e shtyera, ata 50-60 vjeçar, apo të sëmurit kronik, diabetikët apo pacientët të cilët marrin terapi imunosiprusive, të cilët kanë transplante të organeve të ndryshme, apo kanë marrë kemoterapi, këta domethënë janë nivel imuniteti më të dobët dhe më të rrezikuar, ku kohëzgjatja e gripit mund të zgjatë deri në 2-3 javë”, tha tutje Nasufi-Halabaku.